Sherret e Pep Guardiolës (Foto)

21/02/2018 17:41

Pep Guardiola ishte protagonist i një debati shumë të ashpër me trajnerin e Wigan ditën e hënë, në takimin e vlefshëm për raundin e pestë të FA Cup, kompeticion nga i cili Manchester City u eliminua në mënyrë të befasishme nga skuadra e kategorisë së tretë angleze.

Trajneri spanjoll dhe Paul Cook diskutuan me tone shumë të larta në përfundim të pjesës së parë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Fabian Delph, të Manchester City.

Më poshtë po ju kujtojmë momentet e tjera të karrierës kur Pep Guardiola ka debatuar me kolegë, arbitra apo lojtarë.

FOTO GALERI
1/13
Guardiola qorton Messin në një stërvitje parasezonale të Barcelonës në vitin 2008

Top Channel