Roma nuk i reziston “furisë” së Shakhtarit, humbet 2-1 në Ukrainë

21/02/2018 22:40

Roma është dorëzuar përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League, edhe pse u duk se transferta do të fliste me nota pozitive për verdhekuqtë.

Italianët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë një goli të turkut Under, por ukrainasit nga Donetsku do të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë, me autorë golash Ferreyra dhe Fred, ndonëse krijuan shumë raste të pastra për ta thelluar edhe më tej rezultatin, por nuk ia dolën dot përballë mrekullive të portierit roman, Alisson.

Megjithatë, goli i shënuar në fushë kundërshtare i mban ende të hapura shpresat e Romës për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalet e Championsit, por për këtë do të duhet të vuajnë disi në “Olimpico” të kryeqytetit italian, kur të luhet ndeshja e kthimit pas dy javësh.

FOTO GALERI
21/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA