Robben: Nëse flas, Rummenigge më thërret në zyrë

21/02/2018 17:30

Bayern Munchen fitoi 5-0 ndaj Besiktas në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Champions League, por zgjedhjet e trajnerit Jupp Heynckes mërzitën “peshat e rënda” të kësaj skuadre, siç janë Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Holandezi tregoi pakënaqësinë e tij për “Sky Sports TV” me këtë frazë: “Nëse do të them atë që mendoj, Rummenigge do të më thërrasë në zyrë të nesërmen”.

Robben e nisi lojën nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 43-të, pasi James pësoi një goditje të fortë në kokë.

Pakënaqësitë e yjeve të Bayern Munchen i kushtuan vendin e punës trajnerit Carlo Ancelotti në këtë sezon dhe tashmë duket se edhe Heynckes po përballet me këtë problem.

Por, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri veteran gjerman foli prerë: “Jam unë trajneri dhe vendimet i marr unë. Këto vendime duhet t’i pranojnë të gjithë, pikë”.

Top Channel