Rita Ora dhe Dua Lipa sot në të njëjtin event?

21/02/2018 15:37

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare të cilat duket se nuk kanë marrëdhënie miqësie me njëra-tjetrën.

Këtë fakt e ka vërtetuar Rita Ora, në konferencën për shtyp dhënë në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kur u pyet për një koncert të përbashkët me Duan, pyetje të cilën Rita e anashkaloi.

Por dy këngëtaret do të jenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “British Music Awards”, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme.

Rita do të performojë ‘live’ këngën e saj me Liam Payne “For Me”, ndërsa Dua e cila është e nominuar në pesë kategori ende nuk e ka bërë me dije se cilin nga hitet e saj do të performojë.

Tashmë nuk mbetet asgjë tjetër vetëm të presim mbrëmjen e sotme për të parë nëse do të kemi një foto të dy këngëtareve shqiptare së bashku gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

TOMORROW ??‍♀️????❤️?

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA