Paris Jackson dhe Cara Delevingne në një lidhje së bashku?

21/02/2018 16:45

Paris Jackson me Cara Delevingne, janë dy vajzat e famshme për të cilat ditët e fundit kanë nisur publikimet në media.

Dy vajzat përfliten se janë në një marrëdhënie dashurie me njëra-tjetrën që prej vitit të kaluar, ndërkohë që mbrëmjen e së martës ato u fotografuan së bashku të kapura për dore në Londër.

Vajza e mbretit të popit, Michael Jackson, u fotografua nën shoqërinë e supermodeles dhe disa miqve të përbashkët.

Paris dhe Cara përfliten se janë në një lidhje që nga MTV Movie Awards vitin e kaluar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel