Paris Hilton shkëlqen në ditëlindjen e Rihannës
21/02/2018 14:27
Pas dy vitesh si të dashuruar, Paris Hilton dhe i dashuri i saj, Chris Zylka vendosën të fejohen.
Daljet e tyre publike nuk kanë qenë të shumta deri mbrëmjen e së martës, kur çifti i shfaq në festimet e ditëlindjes së divës së muzikës, Rihanna, në New York.
Trashëgimtarja, 37 vjeçare, dhe partneri i saj dukeshin më të dashuruar se kurrë krah njëri-tjetrit.
Paris kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi të kombinuar me një palë çizme të shkurtra, ndërkohë që i fejuari i saj u shfaq i veshur me kostum dhe atletëe të bardha.
Top Channel