
Rastet tronditëse në vend!/ “Dhimbja është e madhe”, fëmijët dhunojnë prindërit e moshuar për t’u marrë para për drogë!
23/02 20:58
Liqeni i Farkës tashmë është dhe një ide e shkëlqyer për të kaluar mbrëmjet. Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjithë sistemin e ndriçimit përgjatë gjithë shëtitores së liqenit.
Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, Bashkia e Tiranës ka filluar ta shfrytëzojë si zonë rekreative për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, e duke e kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit.
Liqeni i Farkës është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit e një oaz qetësie.
Top Channel