Britania e Madhe zotohet që të ndihmojë policinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj njoftoi përmes rrjeteve sociale për një takim, që ai e quan miqësor me ministrin për Sigurinë të Britanisë, Ben Ëallace.

“Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”, shkruan Xhafaj.

Sipas ministrit të Brendshëm, në takimin e zhvilluar është diskutuar për një axhendë e bashkërendim në luftën kundër krimit të organizuar.

Xhafaj u takua edhe me Ministrin britanik për Europën dhe Azinë, Sir Alan Duncan.

“E njoha me punën e arritjet konkrete nga vizita e tij e fundit në Tiranë. Vlerësime pozitive prej tij për çfarë jemi duke bërë dhe mbështetje për axhendën e përbashkët për të krijuar një model bashkëpunimi në rajon, kjo edhe në kuadrin e Samitit të Londrës për çështjet e sigurisë në Ballkan që mbahet në Londër, në korrik 2018”, shkruan ministri shqiptar në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA