Thierry Henry ka qenë gjithnjë i drejtëpërdrejtë jo vetëm në fushë, por edhe në deklarata. I ftuar në një studio sportive në Angli për ndeshjen Chelsea-Barcelona, ish-sulmuesi francez foli për largimin e Neymar Barcelona.
“Nuk e di nëse Neymar është larguar naa Barcelona për të mos qëndruar nën hijen e Messit. Ajo që unë di është se të gjithë futbollistët janë nën hijen e Messit dhe nëse Neymar nuk do të qëndrojë nën hijen e Leos atëherë le të ndërrojë sport”, deklaroi Henry.
Henry ka luajtur në radhët e Barcelonës kur Messi sapo ishte bërë pjesë e skuadrës së parë dhe francezi e njeh atë që kur ishte ende fëmijë. Për këtë arsye ish-sulmuesi francez mendon se në futbollin e sotëm çdo futbollist mund të qëndrojë në hijen e Messit, pasi për të është futbollisti më i mirë në botë.
Top Channel