Flet modelja e djegur me acid: Përse jeta është e shtrenjtë?

21/02/2018 17:56

Dikur finaliste në Miss Italia, ndërsa sot është totalisht e shpërfytyruar.

Bëhet fjalë për ish modelen, Gessica Notaro, e cila janarin e vitit të kaluar u dhunua nga ish i dashuri i saj, i cili i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë të shpërfytyar.

Pavarësisht kësaj tragjedie, Gessica arriti që të mbijetonte dhe dëshira e saj për të jetuar është e madhe.

Ish modelja është mjaft aktive jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në atë televizive.

Ajo ftohet shpesh në emisionet më të ndjekura në Itali ku përcjell edhe mesazhin që pavarësisht gjithçkaje jeta është shumë e bukur e duhet luftuar për të.

Pavarësisht pamjes së saj, Gessica nuk ka hequr dorë edhe nga pasioni saj për modelingun.

Së fundmi ajo është ringjitur në pasarelë, në eventin e modës të organizuar nga Gattinoni.

Aktualisht ish modelja ndodhet në proces gjyqësor me ish të dashurin e saj, i cili i shkaktoi edhe tragjedinë më të madhe në jetë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA