Gazetaret sportive: Na paragjykojnë nga bukuria

21/02/2018 18:29

“Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli”.

Ky është mendimi i moderatores dhe gazetares sportive të RTSH-së, Hygerta Sako, e cila deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se këtij paragjykimi femrat nuk do i shpëtojnë dot kurrë.

“Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun. Por ka shumë vajza që janë të bukura dhe profesioniste”, deklaroi Sako.

Ndërsa moderatorja e Supersport, Vilma Masha, u shpreh: “Ekrani e do të bukurën, problemi qëndron kur ka vajza që qëndrojnë 6 muaj ose një vit dhe ikin nga televizioni”.

Top Channel