Nëse shkruan në google emrin e Courtois, bashkë me të qëndron edhe Real Madrid. Presj disa sezonesh portieri i Chelsea përflitet për një kalim të mundshëm në Madrid.
Dhe pikërisht për këto zëra belgu e ka ngritur zërin javën e fundit dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën në Champions League, mbrojtësi ekstrem i Chelsea dha një përgjigje të prerë. “Kur thashë që zemra ime është në Madrid është keqinterpretuar. Jam shprehur ashtu sepse fëmijët e mi jetojnë atje dhe për mua nuk është e lehtë që të qëndroj larg tyre. Kjo është ajo që kam kërkuar të them”, deklaroi portieri belg.
Më pas Thibaut Cortuois ka folur për marëdhënien e tij me skuadrën londineze, duke zbuluar se së shpejti do të diskutojë edhe rinovimin: “Kam ende edhe një vit kontratë dhe ndihem mirë këtu. Po diskutojmë mundësinë e rinovimit. Chelsea më ka mbështetur gjithnjë dhe këtë nuk mund ta harroj”, tha Courtois.
Top Channel