Basha në Kamzë: 20 mijë familje pa ndihmë ekonomike, emergjencë kombëtare

21/02/2018 14:00
Foto Arkiv

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar disa familje ekstremisht të varfëra, të cilat janë hequr nga skema ekonomike.

Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lëniën në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.”

Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA