Polemika dhe tension në Botëror/ Mbappé i përgjigjet ashpër Paraguajit: “Nëse na detyroni të bëhemi “pis” ne do ta bëjmë…” 05/07 02:48
Nuk ka fitues në “Stamford Bridge”. Përfundoi 1-1 ndeshja Chelsea-Barcelona, e vlefshme për 1/8 e finaleve të Champions League dhe gjithçka do të vendoset në “Camp Nou” tashmë.
Willian, pasi goditi dy shtylla në pjesën e parë, kaloi në avantazh vendasit në minutën e 62-të me një goditje nga jashtë zone.
Kur dukej se londinezët i kishin marrë mirë masat ndaj Messit me shokë, ishte një gabim i Christensen në pasim ai që lejoi Iniestën të depërtonte në zonë dhe të pasonte për Messin, i cili nuk fali dhe shënoi golin e tij të parë në karrierë ndaj “Bluve”.
Top Channel