“Emirates” do të vazhdojë të jetë sponsori i Arsenalit. Kompania e linjës ajrore nënshkroi me klubin londinez një kontratë të re edhe për 5 vjet të tjerë deri në sezonin 2023/2024.
Sipas rrjetit BBC, “topçinjtë” e Londrës mendohet se do të përfitojnë nga kjo kontratë e re me Emirates 280 milionë Dollarë.
Kjo mes Arsenalit e Emirates rezulton të jetë kontrata më afatgjatë e sponsorizimit e nënshkruar ndonjëherë nga një klub anglez. partneriteti mes klubit anglez dhe kompanisë së linjës ajrore ka nisur në 2006 dhe kohëzgjatja e tij do të shkojë të paktën 18 vjet për të vendosur një rekord të ri në këtë pikë. Rekordin e mëparshëm e mbante pikërish Arsenali me kontratën e sponsorizimit me kompaninë japoneze JVC për periudhën 1981-1999.
Ndërkaq, stadiumi i Arsenalit do të vazhdojë të ketë emrin Emirates Stadium deri në vitin 2028, dicka që është vendosur në momentin e rinovimit të kontratës në vitin 2012. Emirates e firmosi kontratën e parë me Arsenalit në vitin 2004 duke e nisur bashkëpunimin me vendosjen e emrit të impiantit të klubit londinez deri në 2021, ndërkohë që emri në fanelat e futbollistëve u shfaq duke nisur nga sezoni 2006/2007.
Kontrata aktuale e sponsorizimit të Arsenalit është ndër më afatgjatat në futbollin anglez, por është shumë larg asaj të PSV Eindhoven me klubin holandez që sponsorizohet nga kompania Phillips prej 34 vitesh.
Top Channel