Kërkesa e Federatës Iraniane të Futbollit: FIFA të ndalojë futjen e flamujve të diasporës në stadium
Igli Tare konfirmoi përpara ndeshjes me Veronën se mes Lacios dhe Stefan Der Vrij nuk do të kenë një të ardhme bashkë në Romë dhe destinacioni i holandezit duket Milano.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti i futbollistit dhe drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje 5 vjeçare, me një përfitim prej 4.2 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Por ndërkohë zërat e merkatos për të nuk janë shuar ende dhe ndër skuadrat që synojnë shërbimin e tij janë edhe Barcelona, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Për largimin e futbollistit holandez nga Lacio foli edhe trajneri Simone Inzaghi, duke shprehur konsideratë të lartë për të. “Na vjen keq që do të largohet pasi është një futbollist i madh. Ka bërë një tjetër zgjedhje dhe ne do ta respektojmë. Kam folur me të dhe pres që të japë 100% e tij deri në 30 qershor, siç ka bërë në këto 4 vite”.
Top Channel