S’luan dot në Champions, Coutinho kalon ditë “horrori” në Barcelonë

20/02/2018 19:36

E hëna ka qenë një ditë totalisht për t’u harruar për Philippe Coutinhon.

Futbollisti brazilian i Barcelonës, i transferuar këtë janar nga Liverpooli, fillimisht ka parë karroatrecin që largonte makinën e tij Audi Q7, duke e detyruar të merrte një taksi për të shkuar ta merrte sërish.

Sigurisht, e kishte parkuar automjetin aty ku nuk duhej, edhe pse kishte shkuar së bashku me familjen e tij për një vizitë në “Sagrada Familia” të Barcelonës.

Ndërsa më vonë, në mbrëmje, pas një darke me miqtë e tij kthehet në shtëpi, aty ku mbetet edhe më i shokuar, pasi e gjeti atë të plaçkitur.

Lajmi publikohet nga e përditshmja sportive spanjolle “Sport”.

Braziliani nuk mund të aktivizohet në Champions, e për këtë arsye nuk është i grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës, që ndodhet në Londër për t’u përballur me Chelsean.

Pas momenteve të para të vështira, Coutinho ka njoftuar policinë lokale dhe shkoi tek autoritetet për t’i analizuar skenën e krimit, duke bërë kështu që policia të nisë hetimet.

Ende nuk dihet se çfarë i kanë vjedhur ish-futbollistit të Interit, por ajo që bëhet e ditur është se hajdutët kishin përfituar nga punimet që po bëheshin në disa shtëpi aty afër banesës së tij, për të plaçkitur ç’të mundeshin.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA