Raporti tronditës i UNICEF: 5 foshnja vdesin në çdo minutë

20/02/2018 12:32

Pesë foshnja të sapolindura vdesin çdo minutë në botë dhe 80 për qind e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme.

Vdekshmëria mes foshnjave mbetet alarmante, veçanërisht në vendet më të varfra të botës. UNICEF ka publikuar një raport tronditës për vdekshmërinë foshnjore.

Foshnjat në Japoni, Islanda dhe Singapor, sipas UNICEF kanë shanset më të mira për të mbijetuar ndërsa ato në Pakistan, Republikën Afrikane Qendrore dhe Afganistan, kanë shanset më të pakta.

Raporti po ashtu thotë se tetë nga 10 vendet më të rrezikshme për të lindur ndodhen në Afrikën sub-sahariane. Gratë shtatzëna shpesh kanë më pak mundësi të marrin ndihmë gjatë lindjes për shkak të varfërisë, konflikteve dhe kornizës institucionale të dobët.

Në Evropë ndërkohë ndodhen tetë nga 10 vendet me shkallën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore me Islandën që renditet në krye, e pasuar nga Norvegjia dhe Luksemburgu. Asnjë vend në rajon nuk ndodhet në 10-tëshen e fundit të klasifikimit. Në Evropë, Azerbajxhani renditet i fundit, me një shkallë vdekshmërie foshnjore prej një në 55 foshnja e pasuar nga Moldavia me një shkallë prej një në 84 foshnja.

Më shumë se 80 për qind e rasteve të vdekshmërisë tek foshnjat vijnë si pasojë e lindjes së parakohshme, komplikacioneve gjatë lindjes apo infeksioneve si pneumonia etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA