24/05 15:52
Edhe më herët, Milani kishte shfaqur interes për të transferuar nga Dortmund gjermanin Marco Reus, por tashmë duket se gjërat po bëhen më serioze.
“Tuttosport” ka shkruar sot se sponsori i ri i kuqezinjve, “Puma”, dëshiron të transferojë në Milano gjermanin.
Tashmë pritet që drejtuesit e kuqezinjve të diskutojnë me atë të Dortmundit ditën e enjte, kur gjermanët do të mbërrijnë në Itali për ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas në Europa League.
Reus është shoqëruar nga dëmtimet kohët e fundit, por megjithatë ai mbetet një prej lojtarëve më të mirë gjermanë.
Top Channel