“Ligji për Specialen të mbetet në fuqi”, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah kërkesën e PDK-së: Gabimet po na kushtojnë rëndë 12/11 13:00
Flamuri kombëtar shqiptar që qëndronte deri pak ditë më parë në rrethrrotullimin në hyrje të , është rikthyer në vendin e tij.
Ai u largua me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 13 shkurt, në prag të nisjes së festimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Dhe po kryeministri Haradinaj, nënshkroi sot vendimin për rikthimin e tij në vendin ku ndodhej. Ky flamur u kthye në një mollë sherri në prag të përvjetorit, pasi komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti kundërshtoi vendimin e qeverisë për të hequr flamurin kuq e zi dhe për ta zëvendësuar atë me flamurin shtetëror.
U desh madje edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të zhbllokuar situatën e krijuar.
Top Channel