Ish depuetetja e PDIU-së, Mesila Doda, dhe mbesa e saj, gazetarja Senada Mesi, të ftuara në “Pasdite në Top Channel” kanë zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre e cila ka nisur që në fëmijëri, duke qenë se Senada ka humbur mamanë që në moshën dy vjeç e gjysëm.
Mesila dhe motra e saj kanë marrë përsipër rritjen e Senadës, e cila e konsideron tezen e saj si motrën e madhe.
Senada prej 20 vitesh ka jetuar në Itali, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë e rikthimit atje:“Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2 vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qendruar për 20 vite. Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, unë ende e mendoj kthimin në Itali, Nëse një ditë iki Mesilën do e marr me vete”.
Senada dhe Mesila janë të pandara në jetën e përditshme dhe të dyja bashkë kanë pasion gatimin, të cilin e konsiderojnë si një mënyrë shumë të mirë për tu relaksuar.
Ish deputetja gjatë intervistës së saj ka zbuluar edhe një sekret të bashkëshortit të saj, moderatorit të njohur, Enkel Demi: “ Senada dhe familja ime fundjavat i kalojmë gjithmonë bashkë. Na pëlqen ushqimi dhe në të shumtën e rasteve gatuan Keli, i cili realisht e ka pasion. Nga ushqimet që ai di të gatuajë më mirë është mishi. Ne nuk dalim shpesh për drekë, pasi na pëlqen të gatuajme vetë”.
Pavarësisht se ndodh shumë rrallë, Senada rrëfen se ka pasur edhe raste kur e ka kritikuar tezen e saj në daljet publike: “Më ka ndodhur edhe ta kritikoj Mesilën, pasi e kam parë më shumë të revoltuar se sa duhet. Duke e ditur që Mesila ka edhe këtë anën tjetër të mirë, kam menduar se nuk duhet të ishte shfaqur ashtu në publik. Ne rrallë herë grindemi, por kjo ndodh për gjëra shumë të vogla”.
Por Mesila ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga fëmijëra e saj: “Unë kam nisur shkollën që në moshën tre vjeç e gjysëm. Pas rezultateve të mira dhe një kontrolli nga ana e Ministrisë së Arsimit, më lejuan të vijoj shkollën. Të gjithë shokët e shoqet më kanë trajtuar shumë mirë”.
Mesila dhe Senada rrëfyen se ato të dyja ngjajnë vetëm fizikisht, pasi nga ana e karakterit janë shumë ndryshe nga njëra-tjetra.
Top Channel