Toni Kroos është objektivi kryesor i portugezit Jose Mourinho për merkaton e verës.
Në mesin e zërave spekulativë për largimin e Paul Pogba shfaqet një tjetër emër për mesfushën e ‘Djajve te Kuq’, i cili pritet të rrisë kualitetin në mesfushë. Por ardhja e Kroos nuk lidhet aspak me Pogba, pasi në mendjen e tij Mourinho ka ravijëzuar një treshe fantastike me gjermanin në krah të Matiç e Pogba.
Kroos qe në verën e vitit 2014 ishte shume afër Manchester United, pasi la Mynihun ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re. 28-vjeçari është lojtari kyç i taktikës së Real Madrid dhe vlera e tij konsiderohet rreth 100 milionë euro.
Në verën e vitit 2014 Bayern Munchen ja ofroi Realit mesfushorin për 30 milionë euro dhe me të njejtën vlerë bleu Xabi Alonso.
Top Channel