Mesha për viktimat e aksidentit

20/02/2018 19:53

I ndjeri Edmond Preka dhe dy fëmijët e tij që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës në rrugën Shkodër-Velipojë u përcollën për në banesën e fundit.

Në kishën katolike të Velipojës, Imzot Anxhelo Masafra mbajti një meshë.

Nga spitali raportohet se vajza tjetër e familjes Preka, Noemi 10-vjeçare vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën, pasi ka dëmtime serioze në mushkëri, ndërsa nëna e saj, Evisa Preka e ka kaluar rrezikun për jetën.

Top Channel