Autoriteti i Mediave Audiovizuale, zhvilloi një takim me përfaqësues të mediave kombëtare dhe lokale në vend, përfaqësues nga agjencitë e reklamave, nga KE si dhe palë të tjera, qëllimi i të cilit ishte rregullimi i matjes së audiences së operatorëve që transmetojnë në treg.

Kreu i AMA-s, thotë se matja e audiencës, është edhe një kërkesë e Këshillit të Europës që duhet rregulluar nga Autoriteti dhe operatorët vendas. Sipas Gentian Salës zgjidhja përfundimtare e matjes së audiencës, do të rregullojë edhe tregun e reklamave.

“Të gjithë e dimë që është një çështje shumë shumë delikate, se lidhet me financimin e mediave. Nëse duam ta kemi në të ardhmen të rregulluar çështjen e audiencës duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve. Duhet ta përsërisë që është një çështje shumë delikate ndikojnë direkt në burimin kryesor të të ardhurave të mediave, siç është reklama dhe reklama do një rregullim”, tha kreu i AMA-s, Gentian Sala.

Matja e audiencës në media është zgjidhur thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi janë 3 shtetet ku kjo çështje nuk ka marrë ende një çështje përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA