Një inspektor i Policisë së Durrësit u prangos nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme me akuzën shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Në pranga e agjentëve të SHÇBA përfundoi Muharrem Haka, 57 vjeç. Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj 57-vjeçarit është dokumentuar se kundrejt shumave të parave lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte si inspektor.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disamujor.

Top Channel