Arbitrat reagojnë për sulmet: Presioni ndaj nesh nuk është i mirë

20/02/2018 20:07

Arbitrat janë shndërruar në pikën më të sulmuar të kampionatit, nga trajnerët dhe drejtuesit e klubeve, kryesisht të Superiores.

Kjo është një nga pikat më kritike të protestës së skuadrave, të cilat thuajse janë të gjitha tashmë në sulm ndaj arbitrave, duke iu atribuuar shpeshherë edhe humbjet.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati mendon se gabimet e arbitrave kanë qenë me pikatore.

“Për mendimin tim ishte një javë mjaft e mirë, ku gabimet e arbitrave kanë qenë me pikatore dhe nuk kanë ndikuar absolutisht në rezultatin e ndeshjeve. I ngarkojnë psikologjikisht gjyqtarët në një formë presioni, e cila do të arrijë në atë që ata të kompensojnë një gabim me një gabim tjetër”, tha Tahir Kastrati.

Megjithatë, Kastrati u bën ftesë të gjitha klubeve që të dorëzojnë faktet për akuzat korruptive të arbitrave, për të marrë edhe masat përkatëse nëse arrihet të verifikohet diçka e tillë.

“Është bërë modë tashmë që merren vetëm me arbitrat dhe me asgjë tjetër. Kur ka raste korrupsioni, e të tjera, një bashkëpunim midis këtyre klubeve dhe komitetit të arbitrave të sjellë eliminimin, në rast se ka nga ata që përfitojnë nga kjo situatë”, tha Tahir Kastrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA