“Tahiri”, hetim parlamentar; Shtyhet kërkesa e PD, por PS është dakord

19/02/2018 13:05

Konferenca e Kryetareve shtyu miratimin e kërkesës së PD për ngritjen e një Komisioni Parlamentar që të hetojë rolin e Kuvendit dhe atë të Qeverisë në çështjen Tahiri, si dhe ekstradimin e dëshmitarit Nezar Seiti.

Mazhoranca u shpreh parimisht dakord, por kërkoi kohë që të përshtatet objekti i hetimit me p/vendimin.

“Kërkesa e tyre në vendim ka 3 komisione Hetimore, jo 1. Dëshira jonë që të përmblidhen në 1. Brenda dy javëve ta sjellim në binarët kushtetuese” u shpreh Balla

“Çështja po zvarritet në mënyrë që të mund të eliminohen provat, të hiqen dëshmitarë”, u shpreh Spaho.

Sipas mazhorancës nuk mund të hetohet vendimi i Kuvendit që refuzoi autorizimin për arrestim, të kërkuar nga Prokuroria. Ndërsa tjetër mendim ka opozita.

“Kontestimi i një vendimi të Kuvendit nuk kontestohet me Komision Hetimor, por në Gjykatën e Kushtetuese”, u shpreh Balla.

Ndërsa Paloka u shpreh se: “Ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk pengohet hetimi parlamentar edhe kur ka një hetim nga Prokuroria. Mbledhja sot përsëritje e çdo here që opozita kërkon komisioni hetimor. Ata kërkojnë që të ndryshojmë objektin e hetimit. Rregullorja ua jep kohën deri në dy javë”.

Opozita synon të thërrasë për të dëshmuar në Komision jo vetëm ish-ministrin e Brendshëm, por edhe Kryeministrin Rama.

Për këtë, numri dy i PS tha se mazhoranca është e disponueshme të respektojë këtë të drejtë të komisioneve hetimore, bazuar në ligj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA