Stresi i jep fund beqarisë

19/02/2018 17:52

Dashurinë e tij e ka bërë me dije edhe më parë por vetëm sot rreperi shqiptar ka hedhur hapin e madh, atë të fejesës.

Bëhet fjalë për Stresin, këngëtari i preferuar i shumë vajzave, i cili i ka dhënë fund beqarisë.

Në rrjetin social Instagram, Stresi publikoi një foto më të dashurën e tij, duke i vendosur unazën e fejesës.

Krah fotos këngëtari shkruan: “Ndjenjë shumë e veçantë s’mund ta përshkruaj, s’kam fjalë…” .

Në intervistat dhënë në media, Stresi, është shprehur se ka disa vite i lidhur më vajzën në të cilën shfaqet në foto, me të cilën duket mjaft i dashuruar.

Ndjenje shum e veçante smund ta pershkruaj skam fjale …….

A post shared by Stresi?? new ? (@stresi) on

Top Channel