Puthje mes artisteve në Festivalin e Filmit të Berlinit

19/02/2018 13:43

Edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit të Berlinit ka qenë në qendër të shkrimeve mediatike, për shkak të puthjes së dy aktoreve në tapetin e kuq.

Bëhet fjalë për Valeria Golino dhe Alba Rohrwacher, aktoret e filmit italian, “Figlia mia”, filmi i dytë nga regjisorja Laura Bispuri, të cilat kanë shkëmbyer një puthje në buzë.

Filmi “Figlia mia”, ka në qendër të tij feminitetin e papërsosur, personazhet e forta femërore, por që nuk kanë frikë nga kompleksiteti i tyre.

Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja përse dy aktoret protagonist zgjodhën pikërisht puthjen në buzë, si një mënyrë për të treguar se askush nuk duhet të kompleksohet nga qënia e tij.

Filmi ka dy gra, nënat e të njëjtit fëmijë. Në njërën anë është Tina (Valeria Golino), nënë e dashur, e shqetësuar, e cila jeton vetëm për Vittorian e saj të vogël (Casu Sara), ndërsa nga ana tjetër është Angelica (Alba Rohrwacher), nëna biologjike e vajzës së vogël, një alkoolike, e brishtë, në kthetrat e vetes dhe jetës së saj të rrëmbyer. Të dy gratë do të duhet të luftojnë për dashurinë e këtij fëmije.

Regjizorja e filmit, Bispuri, shprehet: “Filmi im për femrat është një akt i vogël politik. Jam lodhur duke parë filma me gra të cilat rrinë në shtëpi gjithë kohën duke pritur bashkëshortët, duhej një gjë ndryshe”.

Top Channel