Lazio mundi 2-0 Veronën të hënën në mbrëmje në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe e sheh tashmë veten në vendin e katërt, që të çon në Champions League.

Dy golat e sulmuesit Ciro Immobile në pjesën e dytë i dhanë 3 pikë shumë të vlefshme kryeqytetasve, që i shërbejnë për të kaluar Interin në renditjen e Serisë A.

Aktualisht, Roma (50 pikë), Lazio (49) dhe Inter (48) po luftojnë për dy vendet e fundit që të lejojnë pjesëmarrjen në Champions-in e sezonit të ardhshëm, duke qenë se Napoli dhe Juventus janë të shkëputura në kryesimin e tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë, Ciro Immobile konsolidon vendin e parë në renditjen e golshënuesve të këtij sezoni, me 22 rrjeta, i ndjekur nga Icardi me 18 dhe Quagliarella me 17.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA