Antonio Conte, trajner i Chelsea, mendon se Barcelona është favorite për të vazhduar më tej në çerekfinalet e Champions League.

Italiani theksoi se skuadrën e tij e pret një 90-minutësh plot vuajtje në “Stamford Bridge” mbrëmjen e së martës, përballë katalanasve.

“E dimë që Barcelonës i pëlqen zotërimi i topit dhe kontrolli i lojës. Duhet të përgatitemi për të vuajtur kur nuk e kemi topin dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kemi përballë lojtarë si Messi, Suarez, Iniesta… Nuk jemi favoritë. Në letër, Barcelona është favoritja”, tha Conte.

Kur u pyet se si mund të mbrohet Messi, trajneri i “Bluve” të Londrës u përgjigj: “Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. E zgjidh ndeshjen i vetëm, nga hiçi. Duhet ta kemi kujdes, por mos ta heqim vëmendjen as nga Suarez. Duhet të punojmë të gjithë për t’i ndalur”.

No importan las críticas. “Debemos jugar con paciencia sabiendo que no somos favoritos, pero el partido empieza 0-0 y lo más importante será el presente. Poco importarán los caminos hasta el inicio del encuentro”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA