Brenda shtëpisë luksose të modeles shqiptare

19/02/2018 17:19

Angela Martini prej disa muajsh tashmë është zhvendosur në Rumani, në shtëpinë e bashkëshortit të saj, me të cilin u martua në një ceremoni private në Las Vegas.

Duket se Angela ka vendosur ti përkushtohet totalisht bashkëshortit miliarder, ndërkohë që ende nuk ka thënë asgjë për vazhdimin e karrierës së saj si modele.

Por pavarësisht kësaj, modelja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe thuajse çdo ditë publikon foto të reja.

Këtë herë e veshur sportive, Angela na ka njohur me një pjesë të shtëpisë së saj luksoze, në të cilën banon me bashkëshortin e saj,

Duke parë ambientet e vilës së tyre, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, duke qenë se modelja është martuar me një ndër njerëzit më të pasur.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel