Përplasja Poloni-Izrael vijon edhe në Konferencën e Mynihut

18/02/2018 10:50
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki

Fërkimet e Polonisë me Izraelin për Holokaustin u rikthyen me deklaratën e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, se krime atëherë kanë kryer edhe hebrenjtë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i cilësoi “mizore” komentet e homologut polak, e tha se ato tregojnë mungesën e aftësisë së këtij zyrtari të lartë për të kuptuar historinë.

Mosmarrëveshja vjen vetëm pak javë pasi shteti hebre e dënoi ashpër ligjin e ri në Poloni, sipas të cilit është e paligjshme të akuzohet kombi apo shteti polak për bashkëpunim në krimet naziste.

Legjislacioni mori firmën e presidentit Andrzej Duda, megjithatë është dërguar edhe në Gjykatën e Lartë të vendit, për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e tij.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Morawiecki i hodhi sërish “benzinë zjarrit”, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari izraelit, nëse kush thotë se ka pasur bashkëpunëtorë polakë gjatë Holokaustit do të konsiderohet kriminel sipas ligjit të ri.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet pikë së pari se nuk do të ndëshkohen dhe nuk do të shihen si kriminelë, nëse thonë se ka pasur kriminelë polake, sepse atëherë ka pasur edhe kriminelë hebrenj, edhe kriminelë rusë, ashtu siç ka pasur edhe ukrainas. Jo vetëm kriminelë gjermanë”, ishte përgjigjja e shefit të ekzekutivit polak.

Morawiecki nuk iu është përgjigjur publikisht kritikave të Netanyahut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA