“Mos ki frikë, nuk të kafshoj” (Foto)

18/02/2018 11:15

Mund të mendoni se luanesha në foto thjesht po luan me ushqimin e saj, por në fakt nuk është aspak kështu.

Këto foto të rralla tregojnë se si kafsha grabitqare kujdeset për një këlysh antilope njësoj si të ishte i saji.

Edhe pse antilopa është gjahu natyral i luaneshës, ajo ka arsye të fortë për të mos e ngrënë të voglin. Pak ditë më parë, një luan i ka vrarë këlyshët e saj, kështu që luanesha në zi tashmë ka gjetur dikë tjetër për ta mbrojtur dhe për t’u përkujdesur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel