Domatet e dimrit, fermerët e Myzeqesë: Të na sigurohet tregu për eksport

18/02/2018 16:46

Fermerët e serrave në Myzeqe janë duke vjelë prodhimin e fundit dimëror të domates.

I kanë mbjellë domatet në fund të gushtit duke shpresuar se do të kishin treg shitjeje në këtë periudhë, pasi prodhimi i ri del në fund të marsit.Nga këto prodhime ka fermerë që janë të kënaqur pasi kanë gjetur çmimin që ata pretendonin.

“Kërkova dymbëdhjetë, e lashë njëmbëdhjetë. Nuk ka vështirësi fare, vetëm do durim,” shprehet Ersid Lici, fermer.

Por nuk janë në këtë mendim bashkëfshatarët e tij. Fermeri Edi Boci thotë se problemi i tyre është sigurimi i tregut pasi po nuk pati eksport jashtë vendit, prodhimet e tyre do të mbeten stok.

“Këta e vënë një çmim total, përshembull gjashtëqind lekë apo shtatëqind lekë, sot shkon dyqind lekë. Me një dylym e gjysmë që kam unë, dua 2 milionë e gjysmë lekë. Si përfundim unë nuk i marr fare ato. Vjet kam hedhur 3 milionë lekë me traumin dhe nuk kam marrë asnjë lekë,” thotë ai.

Ndërsa Artan Lici thotë se shteti duhet të ushtrojë kontrolle më të rrepta pasi në jo pak raste farërat dhe plehrat që blejnë janë të pakontrolluara.

“Më shumë po shpenzojmë me plehrat e helmet, dhe kur e shesim dalin pothuajse gjysmë për gjysmë. Për ne do të ishte më mirë që të kishim një kontratë me shtetin që unë ta di se çfarë do mbjell. Problemi ynë fillon që nga farat e plehrat,” shprehet Artan Lici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA