Tjetër medalje ari në Stamboll, edhe Izmir Smajlaj kampion Ballkani

17/02/2018 18:51

Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Izmir Smajlaj triumfon sërish. Atleti shqiptar i kërcimit së gjati mbrojti titullin e kampionit të Ballkanit në Salla të mbyllura të fituar një vit më parë në Beograd të Serbisë në evenimentin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

Në këtë event, Izmir Smajlaj e mbylli garimin e tij me kërcimin 7 m e 80 cm një rezultat që është larg rezultatit të tij më të mirë, por që i mjaftoi Smajlajt të pushtojë shkallën më të lartë të podiumit.

Por Smajlaj nuk ishte i vetmi që bëri të dëgjohej himni shqiptar në Stamboll të Turqisë. Fitore shënoi edhe Luiza Gega në garën e 3000 m për femra të cilën e mbylli me kohën 9 minuta e 6 sekonda.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA