Rob Kardashian merr dhuratën më të bukur nga vajza e tij

17/02/2018 13:39

Rob Kardashian është ndoshta babai më i lumtur në botë, për shkak se vazhdimisht poston video dhe foto të vajzës së tij të vogël në rrjetet sociale.

Këtë herë Rob ka publikuar një foto të vajzës së tij Dream Renee, 1 vjeçe, e cila për herë të parë ka shqiptuar fjalën ‘dada’.

Ndoshta kjo është fjala me të cilën vogëlushja ka thërritur babain e saj, gjë e cila e ka lumturuar pa masë Robin.

30-vjeçari ka qenë i fejuar me këngëtaren e njohur, Blac Chyna, e cila është edhe nëna e vajzës së tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel