Ditën e 17 shkurtit Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj.
E pranishme në koncertin madhështor, të organizuar në vendin e saj të lindjes. do të jetë edhe këngëtarja Rita Ora.
Në rrjetin social Instagram Rita ka postuar një video të shkurtër ku fton të gjithë të jenë të pranishëm.
Në videon, ku këngëtarja premton surpriza pa fund, Rita përshëndet shqiptarët edhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Krah videos së publikuar Rita shkruan: “Vendlindja ime Kosova! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Mezi po pres që të vij dhe të jap një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin Nënë Tereza! Drejt e në zemër të qytetit për të festuar 10 vjetorin tonë të Pavarësisë. Jam krenare që kam lindur në Prishtinë dhe që do të mund të vij të performoj si ambasadorja dhe mikesha juaj! Le ta bëjmë këtë! Shihemi të shtunën!”
Disa ditë më parë ajo publikoi edhe një foto të bluzës që do të mbajë të veshur mbrëmjen e koncertit me logon ‘Kosova’.
Top Channel