Protesta, banorët fajësojnë makineritë e TAP: Na shkatërruan rrugën!

16/02/2018 11:50

Banorët e fshatit Fushë-Peshtan, të njësisë administrative Vërtop në Berat, kanë dalë në protestë këtë të premte.

Ata kanë bllokuar rrugën si shenjë proteste ndaj mjeteve të rënda të TAP, pasi gjatë punimeve për ndërtimin e gazsjellësit kanë nxjerrë jashtë përdorimit rrugën kryesore të fshatit.

Është rreth 1 kilometër rrugë në këtë fshat prej 400 famijesh, e cila sot është krejtësisht e shkatërruar dhe për gjendjen e saj banorët bëjnë përgjegjëse kompaninë TAP, që qarkullon në zonë me mjetet e saj.

Banorët kërkojnë përmirësimin e gjendjes së rruges, pasi në të kundërt nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve të TAP.

Behar Zylyftari, kryetari i njësisë administrative, bën me dije se është arritur një marrëveshje me drejtuesit e kompanisë dhe pas përfundimit të punimeve do të bëhet rikthimi i rrugës në gjendjen e mëparëshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA