Ndihma ekonomike, Ministria: Raste abuzimesh. PD: Publikoni kriteret e përfitimit

16/02/2018 15:00
Foto LSA

Nxjerrja jashtë skemës së ndihmës ekonomike të shumë familjeve ka shkaktuar një valë protestash në qytete të ndryshme të vendit.

Të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri bëri publikë disa raste ku sipas saj qytetarët përfitonin në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike dhe që janë përjashtuar nga sistemi.

“A.P nuk kishte deklaruar se ishte i punësuar. Nuk kishte treguar se dy familjare me nga 60 mijë lekë pagë ishin të punësuar. Një tjetër kishte 4 makina”, u shpreh Bardhylka Kospiri, zëvendësministre.

Por Partia Demokratike i kërkon Ministrisë së Mbrojtjes sociale të bëjë publik vendimin me kriteret qe duhet të përmbushë një familje që përfiton ndihmë ekonomike, pasi sipas demokratëve jashtë skemës kanë mbetur edhe familje të varfra.

“Vetëm në janar kanë dalë 20 mijë familje të varfra. Raste që u publike janë të dënueshme”, tha Albana Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike tha se riaplikimi nuk është zgjidhje. Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje nga skema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA