Presidenti Ilir Meta vijon konsultat para se të vendosë në lidhje me kërkesën e dërguar nga Ministria e Jashtme për plotfuqishmërinë në bisedimet me Greqinë për kufirin detar.
Këtë të premte, burime nga Presidenca bëjnë me dije se Ilir Meta ka pritur në zyrë ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu.
Shehu mban aktualisht edhe pozicionin e nënkryetarit në Komisionin për Politikat e Punëve të Jashtme.
Përgjatë dy ditëve, kreu i shtetit është konsultuar me të gjithë paraardhësit e tij, përfshirë Sali Berishën.
Nga ajo çfarë është bërë publike nga pala greke fillimisht dhe më pas nga ajo shqiptare, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.
Top Channel