Inter për herë të parë pa kapitenin Icardi dhe Perisic

16/02/2018 19:08

Pas mungesës së kapitenit Icardi, Inter nuk do të ketë as kroatin Perisic, për herë të parë në këtë sezon.

Trajneri Luciano Spalletti ka konfirmuar mungesën e dy futbollistëve, prej të cilëve Interi ka prodhuar numrin më të madh të golave në këtë sezon, por sipas tij skuadra ka rrugë të tjera që të çojnë te goli. “Që javën e shkuar ne treguam me Eder dhe Karamoah se kemi rrugë të tjera për të shënuar. Luajmë ndaj një skuadre që po kalon një formë shumë të mirë, por me entuziazmin që kemi mund të bëjmë mire dhe në Genoa”, deklaroi trajneri zikaltër.

Poblemet që pati një javë më parë kroati Brozovic duken të jenë sheshuara, por për arsye teknike Brozovic ka humbur formacionin: “Çështjen që kishte me tifozët kam përshtypjen se e ka kaluar, por nëse do të më duhet, mund ta aktvizoj gjatë ndeshjes”.

Edhe pse një javë më parë braziliani Rafinha ishte një prej më të spikaturve, duket se nuk e bind trajnerin për të luajtur nga minuta e parë: “Edhe këtë javë ka munguar në dy senaca stërvitore dhe mendoj se nuk i ka 90 minuta në këmbë, do të shikojmë se kur mund ta aktivizojmë”, tha më tej Spalletti.

Top Channel