Vajza e vogël e çiftit Meta-Kryemadhi ka sot ditëlindjen, dhe nuk kanë munguar në rrjetet sociale urimet e të dy prindërve për të voglën.
“Sot është ditëlindja e Erës. Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vënd që e duan dhe i do”, shkruan kreu i shtetit në një postim me Erën.
Ndërsa Monika, është kujdesur të shkruajë më gjatë dhe më ëmbël për të voglën e shtëpisë, pasi dy fëmijët e rritur janë jashtë shtetit me studime.
“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël”, shkruan znj. Kryemadhi.
Top Channel