E kërkojnë në mal po e gjejnë në qytet

16/02/2018 09:22

Zhdukja në malet e Adirondacks e një skiatori 49-vjeçar nxiti një operacion të gjerë kërkimi, por pa rezultat.

Por skiatori u gjet një javë më vonë në Kaliforni, i hutuar dhe ende me rrobat e skive.

Skiatori Constantinos (Danny) Filippidis, nga Toronto me profesion zjarrfikës, u tha hetuesve se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur pasi u raportua i zhdukur më 7 shkurt, gajtë një udhëtimi vjetor skish me kolegët e tij. E çuditshmja është se si u gjet një javë më vonë rreth 4 mijë km në perëndim të Adirondacks.

“Në këtë pikë, ne dëshirojmë të ndihmojmë Danny të kujtojë se çka bërë në këto gjashtë ditë të jetës së tij”, thotë majori i policisë së Nju Jorkut, John Tibbitts.

Presidenti i Toronto Professional Firefighter’s Association tha për gazetarët se 49-vjeçari është i hutuar dhe nuk është në gjendje të japë përgjigje.”Ai kishte telefonuar të shoqen dhe e kishte thirrur me pseudonim. Ajo e njohu menjëherëzërin dhe tha se ishte ai. Por më pas ata kishin humbur kontaktet, dhe ai e kishte marrë sërish kur e shoqja i kishte kërkuar të telefononte 911 për të kërkuar ndihmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA