Liam Gallagher: Vëllai im është më i keq se Donald Trump

15/02/2018 12:45

Liam Gallagher, ish vokalisti i rock-band Oasis sërish i është kundërvënë vëllait të tij.

Në intervistën e dhënë gjatë prezantimit të çmimeve në muzikë, NME Awards, nga revista britanike New Musical Express, ai u shpreh: “Është gënjeshtari më i madh që kam njohur në jetë”.

Deklaratat vinë pasi sipas Liam, vëllai i tij Noel, ka ushtruar dhunë verbale e cila zgjati që nga viti 2009, viti në të cilin Oasis më në fund u prish.

Vëllezërit Gallagher kanë qenë bërthama themeluese e Oasis për gati dy dekada. Pas 80 milionë albumeve të shitura dhe sukseseve të tilla si “Wonderwall” ose “Don’t look back in anger” erdhi vendimi për t’u shpërndarë në vitin 2009.

Që nga ai moment, Liam dhe Noel i shpallën luftë njëri-tjetrit. “Sekreti i Oasis ishte marrëdhënia mes meje dhe Liam”, tha Noel, “por është gjithashtu ajo që në fund shkatërroi grupin.”

Gjatë ceremonisë së Çmimeve të NME, Liam u shpreh: “Ju më pyesni se cili është djali më i keq i vitit? Sipas mendimit tim, duhet të jetë Noel,” – i tha ai Shoqatës së Shtypit.

“Unë jam serioz. Noel është më keq se Donald Trump, është gënjeshtari më i madh në botën e biznesit”.

Noel, nga ana tjetër, pas deklaratave të vëllait, u kundërpërgjigj duke thënë: “Unë nuk jam një tifoz i Liam, nuk do të mësoj asgjë prej tij. Ai nuk i shkruan këngët e tij kështu që nuk do të thotë asgjë për mua.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA