
Vendimet e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesave të PD, Berisha: Gjykatës që vetëm ligjin nuk e njohin
24/07 14:31
Projekt vendimi për kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për Vettingun në Polici dhe Gardën e Republikës, mori edhe mbështetjen e LSI-së, përveç asaj të mazhorancës.
Parlamenti e miratoi me 86 vota pro dhe 1 abstenim. Ky i fundit ishte demokrati Aldo Bumçi, ndërsa kolegët e tij të partisë nuk morën pjesë në votim.
Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Energjinë që i hapin rrugë krijimit të bursës së energjisë. Ligji mori 73 vota pro, 31 kundër dhe 3 abstenim, këto të fundit nga radhët e LSI-së.
Top Channel