Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian, kryeministrja i kërkon debat homologut spanjoll për pranimin e 500 mijë azilantëve 19/06 22:16
Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.
Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën.
Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.
Sherifi i Kontesë së Brauardit, Scott Israel tha se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore” që ende nuk dihen.
Cruz ishte i armatosur me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese kur hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë dhe staf.
Top Channel