Të jesh fëmija i dy njerëzve më të famshëm në botë, do të thotë që të qëndrosh përher në vëmendjen e mediave.
Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe me djalin e çiftit më të famshëm, David dhe Vicktoria Beckham, i cili është fotografuar nën shoqërinë e të dashurës së tij, duke festuar Shën Valentinin.
Që prej vitit të kaluar, 18-vjeçari Brooklyn Beckham, ka nisur historinë e tij të dashurisë me 21-vjeçaren, Chloe Moretz.
Brooklyn Beckham ditën e djeshme ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet nën shoqërinë e të dashurës së tij. Krah fotos ai shkruan: “Valentini im”.
Çifti është fotografuar gjithashtu edhe në restorant duke darkuar së bashku, dhe në fotot e publikuara shfaqen mjaft të dashuruar.
Top Channel