Eminem dhe Ed Sheeran “shkatërrojnë” Shën Valentinin

15/02/2018 12:24

Ed Sheeran dhe Eminem kanë “shkatërruar” ditën e Shën Valentinit.

Dy këngëtaret kanë nxjerrë videon më të re “River”, në të cilën rreperi Eminem është i ftuar special.

Në rrjetin social instagram Eminem ka publikuar një pjesë të videos në ditën e të dashuruarve, krah së cilës shkruan: ‘Një Shën Valentin i palumtur”.

Klipi i këngës zgjat rreth shtatë minuta dhe flet për dashurinë, por me një fund të hidhur.

“River” është një nga 19 këngët të cilat janë pjesë e albumit të fundit të reperit, botuar dhjetorin e vitit të kaluar.

Por kjo nuk është një video e thjeshtë, është më shumë një film dokumentar i shkurtër.

Në të vërtetë, fotografitë e hedhura në studio janë filmat amatorë të alternuar, të bëra me telefon. Video, drejtuar nga Rich Lee, i cili ka drejtuar tashmë video të tjera për Eminem, fillon me reperin e ulur në një dhomë para një aparati duke e pyetur: “Çfarë është dashuria për ju?”.

Pastaj fillon klipi i vërtetë, i cili tregon se si lidhja midis një djali dhe një vajze përfundon për shkak të kthimit të një vajze tjetër. Djali, i luajtur nga Eminem (por në video shfaqet edhe Ed Sheeran, në një rol që nuk është shumë i qartë), njeh një tjetër vajzë, por edhe me këto gjëra nuk duket të jetë e mirë dhe të dy përfundojnë duke u larguar kur zbulojnë se vajza është shtatzënë.

Reperi Eminem në datën 7 korrik do të mbajë koncert madhështor përpara fansave të tij në Itali.

Unhappy Valentine’s day! #River Music Video ft. @TeddysPhotos WEDNESDAY

A post shared by Marshall Mathers (@eminem) on

Top Channel