“Deti” me Greqinë rikthen në Presidencë ish-Presidentët; Meta konsultohet më të gjithë…edhe Berishën

15/02/2018 14:48

Pas Bujar Nishanit dhe Bamir Topit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha hynë me radhë njëri pas tjetrit në Presidencë për t’iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës për konsultime mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Pas Bujar Nishanit dhe Bamir Topit, Presidenti Ilir Meta priti mesditën e së enjtes, tre ish-presidentë të tjerë, Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe Sali Berishën, 45 minuta me secilin prej tyre.

Kreu i shtetit është konsultuar me ta në lidhje me vendimin e pritshëm për t’i dhënë lejen, Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të bisedojë me Greqinë për çështjen e kufirit detar. Marrëveshja Berisha-Karamanlis, ishte rrezuar në vitin 2010 sepse qeveria e asaj kohe, sipas Gjykatës kushtetuese, nuk kishte marre leje te ish presidenti Bamir Topi.

Takimet koke me koke, sipas presidencës janë konsultime të nevojshme përpara marrjes se vendimit, megjithatë nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi atë çfarë është diskutuar mes presidentit aktual dhe ish-presidentëve. Presidenti Meta do konsultohet edhe me eksperte ndërsa është takuar me herët edhe me ministrin Bushati.

Të martën Ministria e Jashtme, i kërkoi Ilir Metës zyrtarisht plotfuqinë për të biseduar me palën greke për kufirin. Dhënia e lejes është detyrim, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrezoi marrëveshjen e 2009.

Prej disa muajsh, diplomatet shqiptarë dhe grekë nën drejtimin e ministrit Bushati dhe homologut grek Kotzias, po diskutojnë për të arritur marrëveshje dypalëshe, të cilat synohet të nënshkruhen në vizitën e prishtshme të kryeministrit grek Tsipras në Tiranë para pashkëve.

Presidenti i kujtoi qeverisë se po fliste pa lejen e tij, dhe pak ditë pas këtij paralajmërimi, Bushati e dërgoi kërkesën zyrtare. Tani presidenti ka marrë kohen e tij për konsultime dhe nga presidenca nuk thonë ndonjë afat te dhënies së përgjigjes, e cila në rast negativ do të ndikonte direkt në marrëveshjet mes dy qeverive. Në rast të një përgjigje pozitive Bushati dhe Kotziasit duhet të nxitojnë të kapin afatet e vendosura nga vizita e kryeministrit grek në Tiranë.

Pas axhendës së ngjeshur që ka pasur këtë enjte duke pritur dhe konsultuar me Presidentet si dhe me Kryetaren e Komisionit për Politiken e Jashtme, Mimi Kodheli, burimet nga Presidenca informojnë se gjithashtu Meta të premten paradite do të presë në një takim nënkryetarin e Komisionit për Politiken e Jashtme, Tritan Shehun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA